|
06.02.2012
Njoftojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme publike në territorin e komunës së Gostivarit, se prej ditës së hënë deri të premten (6-10 shkurt) nuk do të mbahet mësim.
Mësimi i rregullt do të vazhdojë më 13.02.2012 (e hënë), ndërsa ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë stinës së pranverës.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, vendimin e këtillë e mori për shkak të paralajmërimeve të sinoptikëve, se rreshjet e borës në rajonin e Gostivarit do të vazhdojnë në ditët në vijim, gjë që do t’i vështirësojë kushte për ecuri normale të procesit eduaktivo-arsimor
Komuna e Gostivarit
|
|
|
06.02.2012
Komuna e Gostivarit i vuri në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta për pastrimin dhe bartjen e borës nga rrugët kryesore të qytetit. Ekipet e shërbimi dimëror pranë Komunës, Ndërmarrja publike “Komunalec” dhe kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje dimërore, 24 orë janë në terren dhe intensivisht punojnë për tejkalimin e situatës së krijuar nga reshjet e mëdha të borës të cilat kanë kapluar rajonin e komunës së Gostivarit.
Gjatë uikendit, në mbrëmje dhe gjatë natës, në rrugët në qendër të qytetit dhe bulevardet u ndalua qarkullimi i automjeteve dhe me mjete të specializuara u bë pastrimi dhe bartja e borës nga rrugët dhe trotuaret. Me këtë rast, NP “Komunalec” angazhoi edhe automjetin “merimangë” për bart jen e automjeteve të parkuara.
|
|
|
05.02.2012
Komuna e Gostivarit i njofton të gjithë qytetarët se në vijim është pastrimi intensiv i borës nëpër bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit.
Luten qytetarët që t’i largojnë automjetet e parkuara dhe t’i shmangen qarkullimit pa ndonjë nevojë të madhe nëpër rrugët kryesore të qytetit.
Komuna e Gostivarit
|
|
|
27.01.2012
Në seancën XXV me radhë të Këshillit të komunës së Gostivarit, me të cilën udhëhoqi kryetari i këshillit Fadil Zendeli, këshilltarët komunalë me shumicë votash sollën një sërë vendimesh dhe miratuan disa programe.
Dritë jeshile nga të zgjedhurit e qytetarëve, morën Programi për përpunim, ndryshim dhe plotësim si dhe sjelljen e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2012 dhe Programi për vollontim në Komunën e Gostivarit.
|
|
|
Komuna e Gostivarit i inkurajon të gjithë qytetarët e papunësuar të cilët dëshirojnë të fillojnë biznes privat, që të aplikojnë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë sipas Shpalljes së hapur në kuadër të Programit për vetëpunësim
Shpalljen publike të APRM-së, jua përcjellim të plotë:
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 9 nga 809 |