Shëtitje e organizuar në shtegun malor për këmbësorë me gjatësi prej 3.5 kilometra

Gostivar, 29 qershor 2015

Fal projektit për Zhvillimi të prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës i financuar nga IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit Evropian, fshati Koritë ka fituar shtegun malor për këmbësorët.
Në suaza të aktiviteteve për shënimin e ditës së Komunës së Gostivarit, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, zëvendës ambasadorit amerikan në Shkup, z. Barton Putney të shoqëruar nga mbi 30 adhurues të shëtitjeve malore dhe 10 udhëzuesve malor të cilët në suaza të po të njëjtit projekt u trajnuan, aftësuan dhe u pajisen me mjete të nevojshme, është bërë edhe gjiroja e parë në shtegun e gjatë prej 3.5 kilometra, konkretisht nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul.
Në shtegun nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul, është kryer shënimi, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta pati nderin të vendos tabelën në pikën më të lartë të Malit Taul, ku tregohen të dhëna mbi lartësinë mbidetare....më shumë

Do të përgatitet një Libër udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit, ftohen qytetarët të japin kontributin e tyre duke ofruar informata

Gostivar, 19 qershor 2015

Projekti zhvillimi i prodhimeve te integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës i financuar nga Bashkimi Evropian, në suaza të aktiviteteve të parapara të projektit do të përgatitet një Libër udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit, ku do të përfshihen të gjitha vendet dhe objektet me rëndësi kulturo-historike si dhe pasurit natyrore të regjionit tonë.
Për këtë qëllim na duhet mendimi dhe përkrahja e qytetarëve të cilët me sugjerimet dhe propozimet e tyre do të mundësojnë që të përfshihen të gjitha objektet dhe vendet e lartpërmendura, edhe atë:...më shumë

Trajnim për 100 nxënës të shkollës së mesme ekonomike në Gostivar në kuadër të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara për rritje të qëndrueshme ekonomike”

Gostivar, 12 qershor 2015

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Gostivarit dhe Korçës” të cilin e zbatojnë Komuna e Gostivarit në partneritet me “Karriera ime” dhe “Qendra për zhvillim malor”, nga Shkupi, në mjediset e Këshillit të Komunës së Gostivarit u organizuan katër trajnime dyditore për më se 100 nxënës të Shkollës së mesme ekonomike komunale të Gostivarit.
Trajnimet kishin për qëllim trajnimin e nxënësve për menaxhim me karrierë, ku si tema ishin si shkruhet CV dhe lera e motivimit. Nxënësit shprehën interesim të madh për trajnim, pasi që nesër pasi ta përfundojnë shkollimin do të duet të duhet të konkurrojnë në tregun e punës....më shumë