|
27.01.2012
Në seancën XXV me radhë të Këshillit të komunës së Gostivarit, me të cilën udhëhoqi kryetari i këshillit Fadil Zendeli, këshilltarët komunalë me shumicë votash sollën një sërë vendimesh dhe miratuan disa programe.
Dritë jeshile nga të zgjedhurit e qytetarëve, morën Programi për përpunim, ndryshim dhe plotësim si dhe sjelljen e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2012 dhe Programi për vollontim në Komunën e Gostivarit.
|
|
|
Komuna e Gostivarit i inkurajon të gjithë qytetarët e papunësuar të cilët dëshirojnë të fillojnë biznes privat, që të aplikojnë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë sipas Shpalljes së hapur në kuadër të Programit për vetëpunësim
Shpalljen publike të APRM-së, jua përcjellim të plotë:
|
|
|
26.01.2012
Ambasadorja e Australisë në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi - dr. Helena Studert, konsulli i nderit në Maqedoni – Zoran Kostoski dhë përfaqësues të Organizatës “Meseçina”, realizuan sot takim me kryetarin Rufi Osmani.
“Sot kisha nderin që ta pranoj ambasadoren e Australisë në Beograd, përfaqësues të konsullatës në Maqedoni dhe përfaqësues të Organizatës rome “Meseçina” në një takim punues dhe kurioz. Bashkëbisedimi ynë ishte mjaft korrekt. Unë dhashë një letërnjoftim përmbajtjesor për komunën e Gostivarit në lidhje me raportet ndëretnike. Promovova idenë se Gostivari është një qytet multietnik ku trajtimi i barabartë i të gjithë pjesëtarëve të bashkësive etnike, përfshirë këtu edhe romët, është i nivelit të lartë” theksoi Osmani pas takimit.
|
|
|
26.01.2012
Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë realizoi takimin e parë zyrtar në Strumicë dhe u takua me kryetarin e komunës së Strumicës, Zoran Zaev dhe udhëheqësit e Sektorëve në komunën e Strumciës.
“Unë jam i nderuar që sot jam mysafir i Strumicës dhe i zotit Zoran Zaev, i cili është simbol i një kryetari të suksesshëm. Temat për të cilat diskutuam janë me interes të përbashkët për të dy komunat. Sfida të cilat bazohen në rregullativën ekzistuese ligjore. Të gjithë ne ballafaqohemi me probleme dhe sfida të cilat bazohen në rregullativën ekzistuese ligjore dhe në faktin që ne nuk kemi tretman adekuat nga pushteti qendror në të gjitha pjesët e menaxhimit tonë, posaçërisht në aspektin e investimeve kapitale, bashkëpunimin me ministritë, në aspekt të shfrytëzimit të IPA fondeve dhe tretmanin e komunave të cilat udhëhiqen nga kryetarë të cilët i takojnë opozitës” – theksoi kryetari i komunës ë Gostivarit, Rufi Osmani.
|
|
25.01.2012
Ekipet e shërbimit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve pranë Komunës së Gostivarit dhe NP “Komunalec” intensivisht punojnë në pastrimin e borës nga rrugët urbane dhe locale, si dhe nga trotuaret dhe sipërfaqet tjera publike.
Pastrimi i borës nga rrugët dhe trotuaret ka filluar që natën dhe orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të tyre.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 9 nga 806 |